Një tërmet me magnitudë mes 4 dhe 4.5 është regjistruar rreth orës 9:30 në provincën Forlì-Cesena në Itali. Pas disa minutash, një tjetër lëkundje me magnitudë mes 3.7 dhe 4.2 ka goditur zonën e Ravenës teksa banorët kanë dalë të frikësuar në rrugë. Vlerësimet provizore u bënë nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).
Në disa zona të qytetit të Forlìt, banorët kanë dalë në rrugë të frikësuar pas lëkundjeve. Tërmeti është ndjerë në të gjithë rajonin e Romagnës. Për momentin raportohet frikë e madhe mes popullatës, por nuk ka njoftime për dëme.
Lidhur me situatën kanë reaguar edhe kryetarët e bashkive, nga Russi deri në Faenza, të cilët kanë dalë me deklarata për të qetësuar qytetarët: “Janë kryer evakuime parandaluese, por nuk janë konstatuar dëme.”
Ndërkohë, qarkullimi hekurudhor është pezulluar përkohësisht për shkak të kontrolleve teknike në linja. Verifikimet po kryhen në linjat Bologna–Rimini, Ferrara–Rimini, si dhe në segmentet Castelbolognese–Ravenna dhe Faenza–Ravenna. Trenat që ndodheshin në zonën e prekur janë ndalur dhe do të rifillojnë udhëtimin pas përfundimit të kontrolleve./rtsh
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do ...
Zyrtari iranian thotë se 2 mijë persona janë vrarë në trazir...
Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në administrimin tatimor
Gjermania, Turqia dhe Kina dominojnë importet e Kosovës
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Peja nuk udhëton në Çeki për ENBL, shkak orari i ngarkuar i ...