Shqiptaro-amerikani Martin Shkreli, që me vendimin e tij për të rritur me 5000% çmimin e “Daraprimit” u shndërrua në njeriun më të urryer, është tërhequr nga vendimi i tij dhe ka njoftuar se do të ulet çmimi i pilulave që ndihmon personat e prekur nga AIDS-i.
Shkreli, që drejton “Turing Pharmaceuticals”, deklaroi për mediat amerikane se çmimi do të ulet, por nuk qartësoi se sa do të kushtonte një pilulë në të ardhmen.
“Ne kemi rënë dakord që të ulim çmimin e ‘Daraprimit’ deri në një pikë që është më e përballueshme, por që e lejon edhe kompaninë të gjenerojë fitim, një fitim shumë të vogël”, u shpreh Shkreli për “Abc News”.
Shkreli bleu të drejtat për prodhimin dhe shitjen e “Daraprimit”, një kurë e posaçme për personat e prekur nga AIDS-i, që ndihmon imunitetin e organizmit të tyre të luftojë infeksionet vrasëse, transmeton tch
Blerja e këtyre të drejtave u bë në muajin gusht për një shumë prej 55 milionë dollarësh. Para se ta blinte Shkreli, “Daraprimi” shitej në treg për 13.5 dollarë një pilulë, por u rrit brenda natës në 750 dollarë.
Rama publikon pamje nga punimet: Së shpejti Lura e arritshme...
Osmani: Nexhat Daci do të mbahet mend si burrështetas, dijet...
Sergio Ramos prezanton ofertën për blerjen e aksioneve të kl...
Kuvendi mblidhet në akademi përkujtimore për ish-kryetarin N...
Osmani përgëzon Danimarkën për përfundimin e Presidencës së ...
Ramush Haradinaj bën homazhe për ish-kryeparlamentarin Nexha...