Tensione në Arizona, përkrahës të armatosur të Trumpit tubohen para një qendre votimi

09:11 | 5 Nëntor 2020
A Z

Një grumbull i përkrahësve të Trumpit, disa prej të cilëve ishin të armatosur me armë të gjata, u mblodhën para një qendre të votimit në Arizona të mërkurën në mbrëmje pas thashethemeve të pabazuara se votat për presidentin e tanishëm nuk po numërohen qëllimisht.

Duke brohoritur “ndaleni vjedhjen” dhe “numërojeni votën time”, protestuesit që kryesisht ishin pa maska qëndruan përballë Departamentit të Zgjedhjeve në distriktin Maricopa në Phoenix, ku demokrati Joe Biden po mban një epërsi të ngushtë. Disa medie kanë raportuar se Arizonën tashmë e ka fituar Bideni, por kampi i Trumpit ka thënë se fituesi në këtë shtet ende nuk është vendosur.

Para qendrës së votimit u mblodhën rreth 200 persona. Ata u penguan të depërtonin më tutje nga një varg i policëve. Disa protestues u dëgjuan duke brohoritur “turp Fox-it”, duke iu referuar televizionit që e shpalli fitoren e Bidenit në Arizona, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme