Të paktën 4 persona u vranë me armë zjarri në Tacoma të Washingtonit në SHBA, të enjten pasdite ndërsa autoritetet po kërkojnë të paktën një të dyshuar, njoftoi policia.
Departamenti i Policisë Tacoma shkroi në Twitter se dy femra dhe një mashkull kishin vdekur në vendngjarje dhe se një mashkull u dërgua në spital me plagë në rrezik për jetën.
“Personi i dërguar në spital kishte vdekur nga plagët e marra. Viktimat dukej se ishin të rritur”, tha policia për “The News Tribune”.
Të shtënat kanë ndodhur në anën lindore të qytetit në lagjen Salishan. Zëdhënësja e policisë, Wendy Haddow tha se të shtënat ndodhën në një rrugicë prapa një banese rreth orës 16:24 dhe se së paku një viktimë është gjetur në rrugën përballë banesës./tch/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...