Socialdemokratët e udhëhequr nga kryeministrja aktuale daneze Mette Frederiksen fituan shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në atë vend.
Kështu Frederiksen iu dha mandati për të formuar një qeveri të re, pavarësisht kritikave për centralizimin e pushtetit dhe politikën e diskutueshme që ajo udhëhoqi gjatë pandemisë së coronavirusit, raporton Reuters.
“Faleminderit të gjithë danezëve që na besuan votat e tyre, është një nder i madh. Edhe pse shumë dyshuan tek ne”, tha Frederiksen mbrëmë.
Në një natë tejet të pasigurt paszgjedhore, rifitorja e bllokut të majtë, të kryesuar nga socialdemokratët, nuk ishte e sigurt deri në orët e para të mëngjesit.
Në mbledhjen e re të parlamentit socialdemokratët do të jenë më të shumtët, pasi sipas rezultateve paraprake kanë fituar 27.5 për qind të votave.
Blloku i partive me prirje të majtë do të ketë 87 deputetë në parlamentin me 179 vende, i cili, me mbështetjen e pritshme të deputetëve nga Ishujt Faroe dhe Groenlanda, të cilët shpesh zgjedhin kandidatët e majtë, do t’u jepte atyre një shumicë në asamble./euronews.al/
Izraeli lëshon urdhër evakuimi për banorët në Libanin jugor
Raketat iraniane godasin Tel Avivin, ndërtesa të dëmtuara dh...
Real Madridi apelon për kartonin e kuq të Federico Valverdes...
Varroset sot në Gjilan, 17-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gj...
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes