Sulmi terrorist në Louvre, egjiptiani i arrestuar refuzon të flasë

18:07 | 5 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Egjiptiani i arrestuar në lidhje me sulmin terrorist në Muzeun e Louvrit në Paris, ka refuzuar të flasë për policinë.

I dyshuari u qëllua në stomak dhe u plagos pasi sulmoi me hanxhar dy policë francezë, transmeton portali arbresh.info.

Franca është goditur nga disa sulme terroriste vdekjeprurëse, ndërsa ky i fundit ka futur në pikëpyetje çështjen e sigurisë.

Hetuesit kanë vendosur që të dyshuarin ta marrin në pyetje nga dhoma e spitalit ku ndodhet ai, pasi sipas tyre gjendja e tij është përmisuar.

Përkundër refuzimit të tij për bashkëpunim, policia anti-terror ka vendosur që të marrë në pyetje prap të dyshuarin.

I dyshuari është duke u mbajtur në një spital të Parisit.

Bazuar në të dhënat e tij, ai është menduar të jetë Abdallah El-Hamahmy, një 29-vjeçar që jeton në Emiratet e Bashkuara dhe ka hyrë në Francë në mënyrë të ligjshme, përmes një fluturimi nga Dubai me 26 janar.

Hetuesit besojnë se jetonte me një apratmet me qira  pranë Champs Elysees./Arbresh.info

3cd3f33500000578-4193524-abdallah_el_hamahmy_was_in_paris_on_a_business_trip_and_had_show-m-98_1486309971567

Shpërndaje në rrjete sociale