Esteben Santiago, i cili është identifikuar si veteran i luftës në Irak, gjatë ditës së djeshme hapi zjarr në aeroportin e Fort Lauderdale-Hollywood, duke lënë të vrarë pesë persona dhe duke plagosur tetë të tjerë.
Sipas të familjarëve të sulmuesit, Santiago është me probleme mendore, transmeton arbresh.info.
Sipas familjarëve të tij, Santiago nuk është ndjerë mirë që nga kthimi i tij nga Iraku. Të njejtën gjë e ka konfirmuar edhe e dashura e vëllait të sulmuesit, e cila ka theksuar se atij i duhet trajtim mjeksor.
Santiago gjatë viteve të fundit ka jetuar në Anchorage, Alaskë.
Një zyrtar i policisë, i cili dëshiron të mbetet anonim, ka thënë se Santiago në nëntor të vitit të kaluar erdhi në zyrën e FBI-së në Anchorage, dhe u ankua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kontrollojnë mendjen dhe se e detyrojnë të shikojë videot e ISIS-it./Arbresh.info
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...