Dy policët italianë që u bënë heronjë të çastit pasi ndaluan dhe vranë sulmuesin e tregut të Krishtlindjeve në Berlin, janë transferuar në misione sekrete.
Ministria e Brendshme e Italisë ka deklaruar se misionet e tyre janë transferuar, raporton Rai, dhe kanë theksuar se ‘destinacionet e tyre kanë sekret’, transmeton portali arbresh.info.
Luca Scata, oficier fillestar dhe Christian Movio, ndaluan 24-vjeçarin tunizian Anis Amri me 23 dhjetor në Milano, pasi ishte larguar nga Gjermania pas sulmit në Berlin, ku mbetën të vdekur 12 persona.
Tuniziani sapo është ndaluar ka filluar të shtënë mbi njërin polic, duke e lënë të lënduar, ndërsa më pas është vrarë nga kolegu i tij.
Oficerët janë përshëndetur nga e mbarë bota për veprimin e tyre. Megjithatë, vendimi i oficerëve nuk është pritur mirë nga disa njerëz, të cilët kanë filluar tu shkruajnë atyre mesazhe private nëpër rrjetet sociale që sugjeronin mbështetjen e epkoës fashiste të viteve 1930-1940 në Itali./Arbresh.info
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...
Reforma e inspektimeve/ Rama: Do të ketë certifikim, trajnim...
I burgosuri shqiptar vret një pakistanez në qeli, dënohet me...
Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për zgjedhje...