Familja e Anis Amri, tunizianit që dyshohet e hyri me kamion në tregun e Krishlindjeve në Berlin, i kanë bërë thirrje atij të dorëzohet.
Vëllai i tij, Abdelkader Amri, tha se ai është i sigurtë që vëllau i tij është i pafajshëm, ndërsa ka shtuar se ‘nëse ai del fajtor, neve do të na mbulojë turpi’, transmeton arbresh.info.
Zyrtarët gjermanë kanë konfirmuar shenjat e gishtave të gjetur në kamion i përkasin Amrit.
Tregu ku mbetën të vdekur 12 persona dhe u plagosën 49 të tjerë është rihapur, por nuk janë ndezur dritat dhe nuk është lëshuar muzikë.

“Nëse vëllau im është duke më dëgjuar, unë i bëj thirrje atij të dorëzohet,” tha Abdelkader Amri para gazetarëve nga shtëpia e tij në Tunizi. “Por, unë jam i sigurtë që ai është i pafajshëm. Ai është larguar nga shtëpia për arsye ekonomike, për të punuar dhe për të ndihmuar familjen.”
Abdelkader dhe vëllau tjetër i Anis kanë pranuar se ai i kishte hyrë rrugës së gabuar në Evropë dhe kur doli nga burgu në Itali ‘ishte komplet ndryshe’.
24-vjeçari, i cili arriti në Gjermani në vitin 2015, ka qenë nën vëzhgim nga autoritetet gjermane për planifikimin e një grabitje në mënyrë që të paguante armë automatike për t’i përdorur në një sulm./Arbresh.info
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...