Të dielën Ambasada Amerikanë në Bagdat u sulmua nga disa raketa. Për këtë sulm ka reaguar edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump i cili bën përgjegjës Iranin për sulmin.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Trump thotë se Irani duhet t’i mendojë mirë përgjegjësitë para se të kryejë veprime të tilla. “Nëse një amerikan vritet, unë do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendojeni mirë”- shkruan Trump.
Postimi i plotë i Trump:
Ambasada jonë në Bagdad u godit të Dielën nga disa raketa. Tre raketa nuk arritën të lëshohen. Merrni me mend se nga ishin: IRANI. Tani dëgjojmë biseda sulmesh shtesë kundër amerikanëve në Irak … Disa këshilla miqësore shëndetësore për Iranin: Nëse një amerikan vritet, unë do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendojeni mirë.
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova