Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka fajësuar qeverinë siriane për sulmin me armë kimike, ku mbetën të vrarë dhjetëra njerëz, duke përfshirë fëmijë.
Erdogan nuk ka hezituar të quajë Presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, ‘vrasës’, transmeton portali arbresh.info.
“Hej vrasës Assad, si po ia dilni të shpëtoni nga mallkimi i tyre”, ka thënë Erdogan gjatë një mitingu në Bursa.
Të paktën 72 persona, në mesin e tyre 20 fëmijë, janë vrarë gjatë sulmit të së martës në zonën e mbajtur nga rebeët Khan Sheikhun, përderisa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Erdogan, në reagimin e tij të parë publik ndaj incidentit, ka thënë se më shumë se 100 njerëz, duke përfshirë edhe fëmijë, “janë bërë dëshmorë për shkak të armëve kimike”.
“Ne jemi duke bërë çmos, por kjo nuk është e mjaftueshme,” tha Erdogan. “Ata janë fëmijët tanë, vëllezërit tanë. Sot ndjehem si një baba i trishtuar”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK