Sulm në aeroportin e Afganistanit, vdesin gjashtë persona

09:38 | 17 Dhjetor 2016
M. A.

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë në aeroportin e provincës Kandahar të Afganistanit. Në mesin e të vrarëve janë një shofer dhe pesë nënpunës të aeroportit.

Ngjarja ka ndodhur kur tre persona të maskuar me motoçikleta hapën zjarr mbi një makinë transportuese të aeroportit.

Drejtori i aeroportit ka thënë se shërbimi i të punësuarve ishin duke bartur bagazhin e pasagjerëve në momentin kur nisën të shtënat.

“Deri më tani akoma nuk ka të arrestuar dhe askush nuk e ka marr përsipër sulmin”, tha ai.

Gratë në Afganistan kanë bërë një hap para që prej rrëzimit të regjimit taliban në vitin 2001, mirëpo ende nuk pranohen në jetën publike pasi që vuajnë nga dhuna, shtypja dhe ngacmimet.

Në tetë muajt e parë të këtij viti, zyra e prokurimit publik ka thënë se ka regjistruar 3 mijë e 700 raste të dhunës ndaj grave.

Shpërndaje në rrjete sociale