Të paktën tre persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të tri cisternave me naftë në Abu Dhabi, në një sulm të dyshuar me dronë, sipas autoriteteve të Emirateve.
Policia e Abu Dhabit ka njoftuar të hënën se tre kamionë cisternë karburanti kishin shpërthyer në zonën industriale Musaffah, pranë depove të firmës së naftës ADNOC dhe se një zjarr kishte shpërthyer gjithashtu në një kantier ndërtimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Abu Dhabit, raporton Al Jazeera.
Viktimat janë identifikuar nga policia si dy shtetas indianë dhe një pakistanez. Ndërsa, të plagosurit nuk janë identifikuar, por thuhet se kanë pësuar plagë të lehta ose mesatare.
“Hetimet paraprake tregojnë zbulimin e objekteve të vogla fluturuese, që ndoshta i përkasin dronëve, që kanë rënë në të dy zonat dhe mund të kenë shkaktuar shpërthimin dhe zjarrin”, tha policia në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve WAM, duke shtuar se ata kishin hapur një hetim.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...