Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në shtetin perëndimor afrikan, Nigeri.
Sipas lajmeve në shtypin lokal, në rajonin Birnin Gwari ku jetojnë fermerët të shtetit verior Kaduna, ka ndodhur një sulm i armatosur ku kanë humbur jetën të paktën 11 persona, ndërsa janë palgosur shumë të tjerë.
Zëdhënësi i policisë, Mukthar Aliyu, i cili ka konfirmuar sulmin, në deklaratën për gazetarët ka thënë se në rajon janë dërguar ekipe të policisë dhe ka filluar hetimi në lidhje me sulmin.
Pjesëtarët e fisit Fulani, të cilët për të gjetur kullota për kafshët e tyre emigruan në jug të vendit, pohuan se fermerët janë përpjekur që t’u vjedhin kafshët dhe se i kanë sulmuar edhe vetë ata, transmeton Anadolu Agency.
Gjithashtu thuhet se barinjtë Fulani në rajonet jugore të vendit ku shumica janë të krishterë, përpiqen të përhapin mësimet e dijetarit islam nga shekulli i 18-të, Shejh Osman Dan Fodio.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...