Suedi: Zjarr në një qendër të azilantëve

18:22 | 16 Tetor 2016
M. A.

Policia suedeze është duke hetuar në lidhje me një zjarr që ka ndodhur sot në mëngjes në një qendër të azilantëve ku është djegur e tërë ndërtesa ndërsa azilantët e vendosur aty janë evakuuar.

Reuters shkruan se zjarrin e ka vërejtur patrulla e policisë që ka kaluar andejpari ndërsa askush nga banorët e qendrës nuk është lënduar.

Zjarrfikësit kanë arritur ta fikin zjarrin pas disa orësh.

Reuters rikujton se Suedia vitin e kaluar ka pranuar 160 mijë azilkërkues.

Shpërndaje në rrjete sociale