Policia e Suedisë ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në tre sulmet e fundit me bomba në qendrat e azilit.
Njëri nga të arrestuarit dyshohet se është përfshirë në të trija sulmet, njërit sulm ndaj një librarie në qytetin jugor të Gothenburg dhe dy të tjera ndaj qendrave të azilit mes dative 5 dhe 25 janar, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë sulmit të datës 5 janar një person ka mbetur i lënduar rëndë, ndërsa në sulmin e 25 janarit bomba nuk ka arritur të shpërthejë.
Dy të burgosurit e tjerë janë të dyshuar për përfshirje në sulmin e 25 janarit.
Mediat suedeze thonë se të paktën njëri nga të dyshuarit besohet të ketë lidhje neo-naziste.
Suedia vazhdon të mbajë vendin e parë për tolerancë, megjithatë ka marrë masa shtrënguese mbi rregullat e emigracionit dhe kontrollet kufitare./Arbresh.info
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Ish-opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për refo...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...