Gjatë një studimi të bërë disa shkëncëtarë dolën në përfundimin se stresi kronik i shkaktuar nga pandemia mund të çojë drejt një vale të bebeve që lindin në peshë më të vogël.
Fëmijët të cilët lindin më një peshë të vogël përballen me probleme në të ardhme. Ata mund të kenë përformancë të dobët në shkollë, mund të vuajnë nga mbipesha kur të rriten dhe një vdekje të hershme shkruan CNN.
Profesori Barry Bogin, antropolog biologjik në Universitetin e Loughborough, rishikoi disa studime të mëparshme për të parashikuar sesi Covid-19 mund të ndikojë në peshën e lindjes së gjeneratës tjetër.
Ai dhe bashkautori Dr Carlos Varea thanë se koronavirusi mund të ndikojë negativisht te një nënë e cila është në pritje të fëmijës së saj. Bazuarnë gjetjet, dyshja parashikojnë se do të duhen dy ose më shumë gjenerata për të kuptuar saktësisht se si Covid-19 do të ndikojë në foshnjat që do të vijnë në jetë.
Gjithsësi ata u shprehën se stresi do të ketë një ndikim emocional te nëna dhe te pesha e fëmijës.
“Dikush mund të hipotezojë për të ardhmen e afërt, do të ketë një rritje globale të stresit emocional të nënës dhe një rënië të peshës së fëmijës”.
E rëndë në Lezhë: Babë e bijë humbin jetën në aksident tragj...
Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...