Mijëra njerëz kanë protestuar në të gjithë Spanjën, pasi një gjykatë ka vendosur të dënojnë me pak vite burg pesë burrat që ishin akuzuar për përdhunim.
Demonstruesit e zemëruar kanë mbushur qendrën e Madridit dhe qytetet tjera të vendit dhe nën brohoritjen “turp” dhe “jo do të thotë jo”, ata kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës, transmeton portali arbresh.info
Pese burrat janë dënuar me nëntë vjet për sulme seksuale, por shumica e spanjollëve e kanë parë dënimin si të ulët.

Viktima dhe të pandehurit kanë theksuar se do të apelojnë kundër aktgjykimit.
Të pesë burrat, që në ËhatsApp ishin pjesë e grupit La manada, filmuan sulmin, i cili zhvillua gjatë festivalit të San Fermin në Pamplona në korrik 2016.
Përvoja e viktimës 18-vjeçare shkaktoi një protestë kombëtare.
Sipas ligjit spanjoll, akuza për abuzimin seksual ndryshon nga përdhunimi, sepse aty nuk përfshihen kërcënimi dhe dhuna./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...