Hillary Clinton duket se ka përfituar nga debati i së hënës kundër Donald Trump, sipas sondazheve të zhvilluara, ndërkohë që republikanët janë bllokuar në një polemikë me një mbretëreshë të bukurisë dhe premtojnë më shumë agresivitet në raundin tjetër, shkruan afp.
Ndërkohë që Donald Trump, në shtator, besonte se e kishte fshirë avantazhin e rivales së tij, kjo e fundit arrin 44 për qind të pëlqimeve, kundër 41 të kandidatit republikan dhe 7,3 për qind ndaj kandidatit të pavarur, Gary Johnson.
Në 11 sondazhet e zhvilluara në shtete kryesore pas debatit të së hënës në mbrëmje, të ndjekur nga 84 persona, të gjitha jepnin kandidaten demokrate në avantazh, por kjo nuk do të thotë se presidencialet janë garantuar, pasi ka ende shumë rrugë për të bërë.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...