Numri i turistëve amerikanë në Slloveni është rritur ndjeshëm në fund të vitit të kaluar.
Sllovenia, vendlindja e zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump , e sheh si faktor kyç zonjën e parë për rritjen e turizmit në vend, transmeton arbresh.info.
“Interesi për Slloveninë është rritur ndjeshëm që nga fitorja e Trump. Sllovenia është kthyer në një destinacion pushimi për amerikanët. Për shkak të rritjes së interest , Bordi i Turizmit në Slloveni, planifikon fushatë më intensive në tregun e SHBA-ve gjatë vitit 2017”, tha për AFP zëdhënjsa e bordit, Livija Kostantinovic.

Numri i turistëve nga SHBA-ja është rritur me 15.4% gjatë muajit dhjetor.
Shifra e përgjithshme e qëndrimeve turistike të huaja u rritën 10.3 për qind në të gjithë vitin me më shumë vizitorë që vijnë nga Italia, Austria, Kroacia, Gjermania dhe Serbia.
Vendlindja e Melania Trump, Sevnica, ishte nga vendet e para sllovene që u ‘vërshua’ nga turistët.

Madje, në vend janë hapur edhe furra me emrin ‘Zonja e Parë’, e cila furrë pitet nga molla i shet duke shkruar shkronjën M dhe duke ia bashkangjitur flamurin amerikan.
Qeveria në Slloveni prêt rritje të turizmit gjatë këtij viti./Arbresh.info
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër