Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew

11:26 | 19 Shkurt 2026
E.G

Policia ka arrestuar sot ish-princin  britanik Andrew Mountbatten-Windsor.

Sipas BBC, Andrew, i cili mbushi 66 vjeç sot, u ndalua në Sandringham Estate në Norfolk, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Arrestimi vjen pasi policia tha se po shqyrtonte një ankesë mbi ndarjen e dyshuar të materialeve konfidenciale nga ish-princi me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein.

Kryeministri britanik Keir Starmer u bë figura e fundit e profilit të lartë që ushtroi më shumë presion mbi Andrew të enjten, ndërsa iu bashkua thirrjeve që ai të dëshmonte zyrtarisht për lidhjet e tij.

Starmer ka thënë se “askush nuk është mbi ligjin” kur u pyet për princin, por refuzoi të pohojë nëse ai duhet të paraqitet vullnetarisht para policisë britanike.

Djali i dytë i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për lidhje të paligjshme me Epstein. Ai ka shprehur pendesë për miqësinë me të, por nuk ka reaguar ndaj kërkesave për koment pas publikimit të fundit të dokumenteve.

Të ngjashme