Aeroporti i Alepos, qyteti i dytë i Sirisë dhe ish-mushkëria ekonomike në veri të vendit në luftë, do të rihapet për fluturimet tregtare këtë javë, për herë të parë që prej 2012, njoftuan sot autoritetet.
“Ministri i Transporteve, Ali Hammoud njoftoi rikthimin e aktivitetit në aeroportin ndërkombëtar të Alepos”, njoftoi sot ministria në llogarinë zyrtare Telegram.
“Fluturimi i parë Damask-Alepo do të zhvillohet nesër, si dhe do të programohen fluturime drejt Damaskut dhe Kajros në ditët e ardhshme”, theksoi ministria.
Aeroporti i Alepos, në lindje të metropolit, ka ndërprerë të gjitha fluturimet tregtare në 2012, vit kur grupet rebele morën kontrollin e lagjeve në lindje të qytetit.
Fluturime provë janë kryer në aeroportin e Alepos në vitin 2017.
Këto ditët e fundit, forcat qeveritare kanë rimarrë territoret në perëndim të provincës, një sektor ku ndodhen ende xhihadistë dhe rebelë.
Që prej dhjetorit më shumë se 900 000 persona janë zhvendosur nga dhuna në veriperëndim të vendit », sipas OKB-së./ATSH/
Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar
Miri ndryshon qëndrim: Nuk dua që vajza ime të bëhet si Seli...
Aksident tragjik në Durrës, humbin jetën dy të mitur, një tj...
Nuk ka gola në tri ndeshjet e Superligës pas pjesëve të para
Francë: Vetura bie në përrua, vdesin pesë të rinj të moshës ...
Tjetër lëndim për Isakun, humb derbin me Man United – ...