Presidenti amerikan, Donald Trump, po e mban fjalën lidhur me njoftimin që bëri para disa kohësh për tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për shkak të mosmarrëveshjeve për pandeminë e virusit Corona.
Organizata e Kombeve të Bashkuara konfirmuan se kanë marrë nga SHBA një deklaratë për daljen e planifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres u informua të hënën për këtë vendim, tha zëdhënësi i tij Stephane Dujarric në New York.
Dalja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë hyn në fuqi më 6 korrik 2021. Guterres po shqyrton aktualisht së bashku me OBSH-në, nëse kushtet për një tërheqje të tillë ekzistojnë.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë anëtare të OBSH-së që nga 21 qershori 1948. Në rezolutën e atëhershme të Kongresit amerikan në lidhje me pranimin në OBSH shkruhet që Shtetet e Bashkuara rezervojnë të drejtën për t’u tërhequr – megjithatë me një periudhë njoftimi prej dymbëdhjetë muaj në avancë. Po ashtu kusht është edhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kenë shlyer gjitha kontributet e papaguara në WHO./DW
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...
Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës pë...