Të paktën 27 persona, përfshirë 25 fëmijë, humbën jetën kur një avion luftarak i Forcave Ajrore të Bangladeshit u rrëzua mbi një shkollë në kryeqytetin Daka.
Ngjarja ndodhi të hënën (21 korrik), kur një avion i tipit F-7 BJI u përplas me godinën dykatëshe të Shkollës dhe Kolegjit “Milestone”, në një kohë kur nxënësit sapo kishin përfunduar mësimin dhe po dilnin nga objekti.
Sipas autoriteteve shëndetësore, përveç viktimave, mbi 170 persona kanë mbetur të plagosur.
Zyrtarët ushtarakë njoftuan se avioni ishte në një mision rutinë stërvitor kur pësoi një defekt mekanik të papritur. Piloti kishte tentuar ta largonte mjetin nga zonat e populluara, por nuk mundi të shmangte përplasjen me shkollën.
Ky aksident konsiderohet si më i rëndi në dekada për Bangladeshin. Qeveria ka shpallur të martën si ditë zie kombëtare.
“Ndihem thellësisht i pikëlluar për këtë humbje të pariparueshme,” shkroi në një postim në platformën X zyrtari qeveritar Yunus, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, komunitetin shkollor dhe Forcat Ajrore të vendit.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...