Shirat e dendur dhe rrëshqitjet e dheut në disa pjesë të Sri Lankës kanë vrarë 10 njerëz dhe kanë detyruar 15 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre, raportuan autoritetet.
Kushtet ekstreme të motit gjatë tre ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme në banesa dhe toka bujqësore në të gjithë vendin, transmeton portal arbresh.info
Në Rambukkana, 95 kilometra në lindje të kryeqytetit Colombo, tre anëtarë të një familje prej katër anëtarësh kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Një i katërt u shpëtua dhe trupat e tre anëtarëve të tjerë u gjetën, tha policia.
Një grua 23-vjeçare ka humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut në zonën qendrore të Narmmallit.
Gjashtë personat e tjerë u vranë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të dielën.
Hektarë tokë bujqësore mbetën nën ujë. Më shumë se 50 shtëpi janë dëmtuar dhe disa rrugë në pjesë të ndryshme të vendit nuk mund të përdoren.
Shira të dendur kanë rënë në shumicën e pjesëve të vendit për shkak të shqetësimeve atmosferike në Gjirin e Bengalit./arbresh.info/
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici