Një urë në Pittsburgh, qyteti i dytë më i madh në shtetin amerikan të Pensilvanisë, është shembur, transmeton Anadolu Agency.
Ekipet e ambulancës ndodhen në terren. Policia bëri të ditur se ura u shemb rreth orës 18:00. Në fotografinë nga vendi i ngjarjes shihet një autobus periferik në pjesën e urës së shembur.
Në llogarinë e saj në twitter, Siguria Publike e qytetit Pittsburgh njoftoi se aktualisht nuk ka asnjë informacion për të lënduar. Gjithashtu u raportua se ajri mbante erë gazi.
Shtëpitë aty pranë u evakuuan dhe autoritetet u bënë thirrje shoferëve që të shmangin zonën.
Shembja vjen disa orë përpara se presidenti amerikan, Joe Biden, të vizitojë qytetin Pittsburgh për të diskutuar financat për projektet e infrastrukturës, duke përfshirë mirëmbajtjen e urës.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba gjatë javës së kalua...
A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të nj...
Aksi Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar nga bora, aut...
Një ditë para Ditës së Pavarësisë, Edi Rama vjen në Kosovë
Presidenti Trump uron Presidenten Osmani: Mbështesim fuqishë...
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh për...