Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se është identifikuar si kontakt i një personi që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe se do të vetizolohet.
Në një postim në Twitter të dielën vonë, Tedros tha se ndihet mirë dhe se “nuk ka simpotoma”, porse do të vetizolohet në ditët në vazhdim, në përputhje me protokollet e OBSH-së.
Tedross ka qenë në ballë të përgjigjes globale ndaj pandemisë së koronavirusit, e cila ka prekur mbi 46 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka çuar në mbi 1.2 milion viktima.
Njoftimi i Tedros u bë në të njëjtën ditë kur autoritetet në Gjenevë, ku ndodhet selia e OBSH-së, njoftuan për shtrëngimin e kufizimeve, që synojnë të frenojnë përhapjen e virusit.
Kohëve të fundit, zona me rreth 500,000 banorë ka regjistruar më shumë se 1,000 raste të reja çdo ditë.
Abdixhiku: Liria jonë s’ishte rastësi, 24 marsi të jetë datë...
Blerim Sallahu: Shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme kur...
Mbrojtja e Thaçit kërkon që të urdhërohet Prokuroria të mos ...
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Turqi / ...
27 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...