Interpol-i ka njoftuar me një komunikatë zyrtare të publikuar në profflin e tij në “Twitter” se “ka marrë kërkesën për dorëheqje të Meng Hongwei nga detyra e presidentit”.
Posti i lënë bosh do të mbahet përkohësisht nga zv.presidenti i komitetit ekzekutiv, koreano-jugori Kim Jing Yang. Lajmi vjen pak orë pas njoftimit nga Kina se Meng është arrestuar në vendin e tij dhe se ndodhet nën hetim si i dyshuar për “shkelje të ligjit”.
Gruaja e presidentit të Interpol-it, Meng Hongwei zbuloi se pak para se burri i saj të zhdukej, i kishte dërguar një fotografi me një thikë, të cilën ajo e interpretonte si një shenjë paralajmëruese.
Meng u zhduk që nga 29 shtatori i kaluar, kur ai nisi një fluturim të drejtpërdrejtë në Pekin. Sipas shtypit kinez, ai është arrestuar sapo zbriti në aeroport për t’u marrë në pyetje nga autoritetet kineze, përcjell Shqip.
Dje, Interpol i kërkoi Pekinit “përgjigje zyrtare” për fatin e presidentit dhe Franca hapi një hetim. “Rasti i tij ka të bëjë me bashkësinë ndërkombëtare,” tha gruaja e tij.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...