SHBA,13 milionë të prekur nga Covid-19

20:42 | 28 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

SHBA-të kanë regjistruar tashmë më shumë se 13 milionë raste me koronavirus, përfshirë dhe 264 mijë të vdekur që nga shpërthimi i pandemisë.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins, vendi regjistroi të premten 205 mijë të prekur si dhe 1,404 të vdekur.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, të paktën 20 shtete nuk i raportuan numrat të enjten, kështu që numri i rasteve të së premtes konsiston në raportimin e të dyja ditëve në disa raste.

Ekspertët kanë deklaruar se menaxhimi i pandemisë mund të lehtësohet me anë të të një vaksine efektive kundër koronavirusit.

Ditë më parë, kompania amerikane farmaceutike Pfizer, ka aplikuar në Administratën e Ushqimit dhe të Barnave (FDA), në SHBA, për të kërkuar autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.

Shpërndaje në rrjete sociale