Byroja Federale e Shëndetit e SHBA-së lëshoi dje të dhëna se ata zyrtarisht kanë kapërcyer pragun e 100 milionë qytetarëve të vaksinuar plotësisht, që përfaqësojnë rreth 40 për qind të të rriturve në atë vend.
Shifra prej 100 milionë është pothuajse dy herë më e lartë se ajo e regjistruar nga qeveria në fund të muajit mars. Qeveria federale dha gjithashtu dozën e saj të 300 miliontë këtë javë, sipas Jeffrey D. Zients, koordinator i coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë.
Sidoqoftë, sipas The New York Times, ka ende shqetësime midis zyrtarëve shëndetësorë për qytetarët që nuk kanë marrë vaksina, transmeton Telegrafi.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden po fillon një fazë kritike të një fushate vaksinimi që kërkon gjetjen e mënyrave për të imunizuar ata që qëndrojnë hezitues ose të dyshimtë ose kanë pasur probleme për të hyrë në vaksinë.
Zyrtarët vazhdimisht theksuan në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë të Premten se faza tjetër kërkon përpjekje të synuara, lokale dhe të personalizuara. Biden u bëri thirrje kohëve të fundit punëdhënësve që t’u japin punëtorëve leje me pagesë për vaksinim.
Sondazhet kanë treguar se rezistenca ndaj vaksinës është më e rrënjosur në mesin e të bardhëve që jetojnë në zonat rurale, veçanërisht ata që votojnë për republikanët ose e përshkruajnë veten si të krishterë ungjillorë. Fushatat që synojnë komunitetet afrikano-amerikane dhe amerikano-latine kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim