Administrata Trump do t’i paguajë ndërmarrjes farmaceutike Pfizer gati dy miliardë dollarë për dorëzimin e një milion dozave të vaksinës së zhvilluar nga firma kundër COVID-19, njoftoi të mërkurën Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të vendit.
SHBA mund të blinin 500 milionë doza të tjera sipas marrëveshjes, bëri me dije Azar, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
“Tani ato do të duhet të jenë të sigurta dhe efektive, si dhe të aprovuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave”, tha Azar gjatë një paraqitjeje në Fox News.
Marrëveshja është pjesë e programit të vaksinave të Operacionit Warp Speed të Presidentit Donald Trump, nën të cilin vaksinat e shumta COVID-19 po zhvillohen njëkohësisht.
Programi synon të dorëzojë 300 milionë doza të një vaksine të sigurt dhe efektive kundër COVID-19 deri në janar të vitit 2021.
Sipas nismës, qeveria do të përshpejtojë zhvillimin dhe blerjen e vaksinave – përpara se ato të konsiderohen të sigurta dhe efektive – në mënyrë që ilaçet të jenë në dispozicion dhe të shpërndahen shpejt pasi t’i aprovojë FDA.
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...