Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se ka kapur një domen interneti, të kontrolluar nga një grup hakerësh i lidhur me inteligjencën ushtarake ruse, i cili ka planifikuar një sulm të madh kibernetik, me gjasë në Ukrainë.
Autoritetet amerikane thanë se ky domen do t’iu mundësonte hakerëve të marrin kontrollin e kompjuterëve dhe të vidhnin informacione të vlefshme.
Më herët, Agjencia për Siguri e Ukrainës ka paralajmëruar për sulme të mundshme kibernetike nga Rusia gjatë ngjarjeve të mëdha, të tilla si ndeshja finale e Ligës së Kampionëve në futboll, e planifikuar për 26 maj në Kiev.
Ndihmësi i drejtorit të FBI-së, Scott Smith, tha se kjo agjenci amerikane “ka marrë një hap kritik në minimizimin e sulmit kibernetik”.
FBI tha se domeni është krijuar nga një grup hakerësh që e quan veten Fancy Bear.
Ky grup fajësohet për një varg sulmesh në disa qeveri dhe caqe të ndjeshme, si rrjetet e energjisë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Agjencia Botërore Anti-Doping.
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran
Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestoh...
Kryeministri britanik kërkon “zgjidhje të shpejtë” të konfli...
53 mijë euro dhe drogë të fshehur në mure, arrestohen 4 pers...