Shtetet e Bashkuara autorizuan vaksinën Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit për fëmijë të moshës 12-15 vjeç.
Ky hap nga enti rregullator amerikan zgjeron programin e imunizimit në vend, ndërkohë që ritmet e vaksinimeve po ngadalësohen.
Vaksina ka qenë në qarkullim në SHBA pasi siguroi miratimin për përdorim emergjent për persona mbi 16 vjeç. Javën e kaluar autoritetet njoftuan se kishin filluar procesin e miratimit për moshat më të reja adoleshente.
Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet tha se po ndryshon deklaratën që shoqëron vaksinën, duke specifikuar se ajo tani është miratuar për përdorim emergjent edhe për moshat nga 12-15 vjeç, ku përfshihen miliona të rinj./arbresh.info/
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj