Shtetet e Bashkuara thanë se janë të shqetësuara, pasi talibanët e prezantuan qeverinë e përbërë vetëm nga burrat dhe me figura të lidhura me sulmet ndaj forcave amerikane.
Kabineti i qeverisë së përkohshme udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, i cili është në një listë të zezë të Kombeve të Bashkuara. Një figurë tjetër, Sirajuddin Haqqani, është i kërkuar nga FBI-ja.
Përmes një deklarate të publikuar të martën, Departamenti i Shtetit tha: “Vërejmë se lista e publikuar e emrave përbëhet ekskluzivisht nga individë që janë anëtarë të talibanëve ose njerëz të afërt me ta dhe nuk ka gra. Jemi gjithashtu të shqetësuar nga lidhjet dhe e kaluara e disa individëve.”
Në deklaratë gjithashtu thuhet se Uashingtoni do t’i gjykojë talibanët në bazë të veprave e jo fjalëve si dhe do t’i mbajë përgjegjës për zotimet e tyre për të ofruar largim të sigurt për afganët dhe të huajt me dokumente të udhëtimit, shkruan BBC.
“E ritheksojmë pritjen tonë të qartë që talibanët të garantojnë që toka afgane të mos përdoret për të kërcënuar ndonjë shtet tjetër. Bota është duke shikuar për së afërmi”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe, Sirajuddin Haqqani, i emëruar ministër i Brendshëm, është kryetar i një grupi militant të njohur si rrjeti Haqqani. Ky rrjet cilësohet nga Shtetet e Bashkuara si organizatë e huaj terroriste.
Kurti organizon mbrëmje festive me qytetarët për fitoren e V...
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...