SHBA-ja ka konfirmuar se Rusia ka dëbuar një diplomat të lartë nga ambasada e saj në Moskë, duke e quajtur masën si një “hap shkallëzues” të paprovokuar.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Rusia ka dëbuar zëvëndësambasadorin amerikan Bart Gorman, zyrtarin e dytë më të lartë në ambasadë – por Moska ende nuk e ka potencuar pse.
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se veprimi i Moskës ishte “i paprovokuar dhe ne e konsiderojmë këtë si një hap përshkallëzues dhe po shqyrtojmë përgjigjen tonë”.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që t’i japë fund dëbimeve të pabaza të diplomatëve dhe stafit amerikan dhe të punojë në mënyrë produktive për të rindërtuar misionet tona”, thotë departamenti.
“Tani më shumë se kurrë, është kritike që vendet tona të kenë personelin e nevojshëm diplomatik për të lehtësuar komunikimin midis qeverive tona”. /Telegrafi/
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...