Nga muaji nëntor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të rihapin kufijtë me Meksikën dhe Kanadanë për udhëtarët e vaksinuar plotësisht.
Në një deklaratë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) tha se do të lejojë udhëtimin për qëllime jo thelbësore përmes kalimeve tokësore dhe trageteve, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Nga janari 2022, do të kërkojë gjithashtu dëshmi të vaksinimit për çdo udhëtim mbi këto vendkalime, thelbësor ose jo. ShBA ka kufizuar udhëtimet nga fqinjët e saj veriorë dhe jugorë që nga marsi i vitit 2020, për shkak të pandemisë Covid-19.
Por administrata e presidentit Joe Biden deklaroi se kufizimet për udhëtarët e vaksinuar plotësisht do të lehtësoheshin në nëntor.
Rregullat aktuale ndalojnë hyrjen për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë që kanë qenë në Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, Indi, Afrikën e Jugut, Iran, Brazil dhe një numër vendesh evropiane brenda 14 ditëve të fundit. /arbresh.info/
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia të përba...
Peter Due kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-...
Siguroi kushtet për vrasjen e 3 personave, në kërkim nga SPA...