Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
McEnany përmes një postimi në Twitter, transmeton arbresh.info, bëri të ditur lajmin se është infektuar me COVID-19, mirëpo deri më tani nuk ka shfaqur asnjë simptomë.
McEnany ka pohuar se është testuar çdo ditë që nga dita e enjte deri më sot.
“Asnjë reporter, regjisor ose pjesëtar tjetër i medieve nuk është shënuar si persona që kam pasur kontakt,” tha ajo.
“Për më shumë informacione, unë nuk kam qenë në dijeni për Hope Hicks që ishte infektuar,” shtoi McEnany.
McEnany pranoi se do të filloj menjëherë karantinimin dhe punën në distancë, shkruan The Guardian./arbresh.info/
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...