Nëse një Bosnjë multi-etnike shtyhet drejt shpërbërjes, kjo do të ketë në mënyrë të pashmangshme një ndikim në konflikte të tjera të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor, si ai midis Serbisë dhe Kosovës, tha i dërguari për paqe në Bosnje dhe Hercegovinë për Reuters.
Politikani gjerman Christian Schmidt, i cili është Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje, tha këtë javë se marrëveshja e paqes që i dha fund luftës së vendit në vitet 1990 është në rrezik të shpërbëhet nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merr masa për të ndaluar separatistët serbë.
Ai i referohej lëvizjeve të udhëheqjes serbe në Bosnjë që synojnë zhbërjen e institucioneve kryesore shtetërore si forcat e armatosura të përbashkëta, autoriteti i taksave indirekte dhe organi më i lartë gjyqësor, si dhe institucione të tjera.
“Trazirat në këtë rajon do të ndikojnë gjithashtu në çështjen e marrëdhënieve problematike midis Serbisë dhe Kosovës në të njëjtën mënyrë ose të ngjashme,” tha Schmidt.
“Serbia duhet të ketë interes që Bosnje-Hercegovina të qëndrojë bashkë,” tha ai, duke shtuar se rruga e Beogradit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian mund të ndikohet rëndë nga paqëndrueshmëria në Bosnje. Kurse i pyetur nëse ekzistonte një mundësi reale e shpërbërjes së Bosnjës, Schmidt tha se nuk është rrezik i afërt.
“Por nëse degradimi i traktatit të Dejtonit vazhdon… ekziston rreziku që vendi të shpërbëhet,” shtoi ai.
Marrëveshja e paqes e Dejtonit e sponsorizuar nga SHBA-të dhe e nënshkruar në vitin 1995, i dha fund luftës midis serbëve të Bosnjës, kroatëve dhe boshnjakëve myslimanë, duke e ndarë vendin në dy rajone autonome – Republika Serbe e mbizotëruar nga serbët dhe Federata e përbashkët, nga kroatët dhe boshnjakët.
Ndërsa Schmidt tha se ai ende shpreson që presioni ndërkombëtar do t’i lëviz zhvillimet në një “drejtim të arsyeshëm”, vija e kuqe do të ishte tërheqja e Republikës Serbe nga forcat e përbashkëta të armatosura dhe krijimi i ushtrisë së saj të veçantë brenda Bosnjës, siç njoftoi lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik.
“Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë… atëherë ne në komunitetin ndërkombëtar do të duhet të mendojmë shumë, shumë, shumë seriozisht se si mund të ecim përpara,” tha Schmidt.
Ai shtoi se përdorimi i fuqive të tij gjithëpërfshirëse për të shkarkuar zyrtarë dhe për të vendosur ligje do të ishte zgjidhja e fundit.
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini