Bernie Sanders e ka akuzuar Presidentin e SHBA-ve Donald Trumo për mos angazhimin e tij ndaj votuesve të klasës së mesme dhe duke shfaqur lidhjet e tij me këshilltarët e lartë në ‘Wall Street’.
“Ky djalosh është mashtures”, ka thënë Sanders për CNN, transmeton portali arbresh.info.
“Ky kandidoi për President të Shteteve të Bashkuara duke thënë se ‘unë Donald Trump do të marrë Wall Street’ dhe papritmas dëgjojmë që në kabinetin e tij janë pothujasë të gjithë miliarderë”, ka shtuar ai.
Sanders shtoi se emërimet në kabinetin e Trump bien në kundërshtim me premtimet e insititutit Glass-Steagall Act, rregullorë që ndau bankat komerciale dhe ato të investimeve, e cila ishte shfuqizuar në kohën e Bill Clinton.
“Ai është një shoëman i mirë dhe ju them se ai është i mirë për cirkuse televizive”, tha Sanders. “Por, mendoj se ai s’do të merret aspak me klasën e mesme, me klasën punëtore të këtij vendi”.
“Është e vështirë të mos e shohim Donald Trump duke qeshur, kur ka rreth vetës tërë këta njerëz nga Wall Street”, shtoi ai./Arbresh.info
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...
Reforma e inspektimeve/ Rama: Do të ketë certifikim, trajnim...
I burgosuri shqiptar vret një pakistanez në qeli, dënohet me...
Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për zgjedhje...