Mbi 800 mijë njerëz në Rusi janë vaksinuar deri më tani kundër koronavirusit dhe më shumë se 1.5 milion doza vaksinash janë dërguar, sipas ministrit të Shëndetësisë, Mikhail Murashko.
Rusia mbaroi vaksinën e saj “Sputnik V” kundër COVID-19 në fillim të dhjetorit dhe presin që të përpunojnë edhe vaksina tjera – teksa qëndrojnë në vendin e katërt në botë për nga numri i të infektuarve, transmeton Klan Kosova.
Nga 1 janari, njerëzit që janë të vaksinuar në Rusi do të marrin një certifikatë elektronike vaksinimi, ka thënë Murashko.
Vaksina Sputnik V, të cilën Rusia tashmë ka filluar ta shpërndajë në vendet e tjera, administrohet në dy doza me diferencë prej 21 ditësh dhe të cilat përdorin përbërës të ndryshëm.
Rusia dërgoi 300 mijë doza të vaksinës në Argjentinë javën e kaluar.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”