Rusia njeh pavarësinë e dy territoreve brenda Ukrainës, Borrell thotë se është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar

22:52 | 21 Shkurt 2022
A Z

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pasi Rusia ka njohur pavarësinë e dy rajoneve separatiste brenda territorit të Ukrainës.

Borrell ka paralajmëruar reagim nga Bashkimi Evropian dhe partnerët e saj ndaj këtij veprimi të Rusisë, që sipas tij shkel hapur të drejtën ndërkombëtare.

Sipas tij kjo cënon hapur Marrëveshjet mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut”, ka thënë Borrell.

Po ashtu ka paralajmëruar se reagimi i BE-së dhe partnerëve të saj do të jetë në solidaritet me Ukrainën.

“BE-ja dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet, vendosmëri dhe në solidaritet me Ukrainën”, shtoi ai./arbresh.info/