Autoritetet kanë thënë se Rusia ka kryer një sulm masiv gjatë natës në 14 rajone të Ukrainës, ndërsa Kievi goditi rafineritë ruse të naftës.
Një grua u vra në rajonin jugor të Zaporizhzhisë dhe 30 persona u plagosën – përfshirë fëmijë – sipas zyrtarëve lokalë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia lëshoi gati 540 dronë dhe 45 raketa, duke kërkuar sanksione të reja të ashpra ndaj Moskës.
Pas sulmit, Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha se të gjitha “objektivat e sulmit janë arritur” dhe “objektet e përcaktuara janë goditur”.
Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Breshëria e fundit e bombardimeve vjen mes përpjekjeve të vazhdueshme ndërkombëtare për të siguruar një marrëveshje paqeje midis dy kombeve ndërluftuese – dhe disa ditë pasi kryeqyteti ukrainas Kiev u përball me sulmin e dytë më të madh ajror të luftës deri më tani, me të paktën 25 të vrarë.
Në rajonin juglindor të Dnipropetrovsk, zyrtari i lartë Serhiy Lysak raportoi një numër sulmesh ndaj objekteve të infrastrukturës dhe pas një sulmi “masiv” me dronë dhe raketa gjatë natës.
Në kryeqytetin rajonal Dnipro, një shtëpi banimi u shkatërrua plotësisht dhe një qendër tregtare u dëmtua, tha Lysak.
Nuk u raportuan viktima në sulmet e natës, por Lysak më vonë tha se katër persona u plagosën në një sulm me dronë rus të shtunën pasdite.
Është nata e dytë radhazi që Dnipropetrovsk është shënjestruar. Më herët këtë javë, Kievi pranoi se ushtria ruse kishte hyrë në rajon dhe po përpiqej të krijonte një pikëmbështetje, shkruan BBC.
Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike D...
Koreja e Veriut ekzekuton ata që shikojnë Squid Game
Shaip Kamberi nderohet në SHBA për përkushtimin ndaj Luginës...
Specialja konfirmon ulëset për ata që kërkuan të marrin pjes...
Të hënën zbulohet nata e finales së madhe e Big Brother VIP ...
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...