Të paktën 14 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në sulmet e reja izraelite në kampin Bureij në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Aavionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi dhe dy vende ku ishin mbledhur civilët në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.
Dëshmitarët okularë thanë se katër anëtarë të një familjeje u vranë në sulmet ajrore izraelite ndaj civilëve të mbledhur në pjesën lindore të qytetit të Rafah.
Sipas të dhënave të autoriteteve palestineze shëndetësore në Gaza, rreth 34.950 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe rreth 78.600 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit në Rripin e Gazës në tetor të vitit të kaluar./abcnews.al
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit