Rusia ka arrestuar dy ish-eskpertë të kibernetikës të agjencisë së inteligjencës dhe një tjetër person të një firme private.
Që të tre të arrestuarit janë akuzuar për ‘tradhëti’, transmeton portali arbresh.info.
Ish – anëtarët e FSB-së, Sergei Mikhailoc dhe Dmitry Dokuchayev dhe një shef i kompanisë anti-viruse softuerike Kaspersky, Ruslan Stoyanov, janë akuzuar nga Rusia për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.
Sipas disa raporteve besohet se arrestimi i tyre është i ndërlidhur me sulmet kibernetike të Rusisë gjatë zgjedhjeve në SHBA.
Sipas raportimeve Ruse, Mikhailov i cili ishte shefi i departamentit të sigurisë kibernetike në FSB, është arrestuar në një mënyrë dramatike, ku edhe i kanë vënë thes mbi kokë./Arbresh.info
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...
“Ballistët” konfirmojnë mbështetjen për protestën e 17 shkur...
Presidenti i Atleticos deklarohet sa i përket thashethemeve ...