Duket se humbjet e mëdha të ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë, i ka detyruar autoritetet ruse të sigurisë që të rekrutojnë mercenarë kinezë.
Këto pretendime i ka bërë një bloger ushtarak rus, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.
Pamjet e shpërndara nga korrespondenti ushtarak rus në kanalin e tij në Telegram, shfaq dy burra të ulur pranë njëri-tjetrin në një tavolinë, duke komunikuar në gjuhën ruse dhe atë kinezë.
‘Nuk ka barriera në gjuhë! Mercenarët nga Kina komunikojnë me komandantin e Brigadës duke përdorur një përkthyes online”, ka shkruar korrespondenti ushtarak
Presidenti rus Vladimir Putin prej kohësh ka shprehur interesim për rekrutimin e qytetarëve nga Kuba, Armenia dhe Kazakistani.
Në anën tjetër, inteligjenca ushtarak ukrainase pretendon se rusët kanë rekrutuar mercenarë edhe nga Siria e Malajzia./euronews.al
Shembet ndërtesa në veriun e Libanit, 5 të vdekur
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...