Shefi i diplomacisë amerikane, Marco Rubio u shpreh me rezerva për raundin e radhës së bisedimeve për një zgjidhje paqësore në Ukrainë që zhvillohet në Majami. Rezultati është ende i hapur, la të kuptohej ai, ndërsa shtoi se negociuesit kanë ende shumë punë për të bërë.
“Unë mendoj, se kemi bërë disa përparime, por kemi ende një rrugë të gjatë përpara dhe natyrisht më e vështira vjen gjithmonë në fund”, tha ai.
Rubio pohoi se ai vetë do të jetë i pranishëm në bisedimet në Florida, por vetëm pjesërisht. I dërguari rus, Kirill Dmitriev njoftoi në platformën X se po nisej tashmë drejt Shteteve të Bashkuara. Përfaqësues të qeverisë së SHBA-së do të takohen në Majemi për të biseduar veçmas me përfaqësuesit e Kremlinit dhe të Ukrainës për fundin e luftës.
Takimi vjen pas bisdimeve që u mbajtën ditë më parë në Berlin mes shteteve kryesore të BE-së, SHBA-së dhe Ukrainës të dielën e kaluar në Berlin.
Ndërmjetësuesit amerikanë duan që t’i koordinojnë rezultatet me përfaqësuesit e Rusisë në takimin e Majamit. Gjatë konsultimeve në Berlin një javë më parë temat qendrore ishin: Garancitë për sigurinë dhe çështjet territoriale.
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...