Amal, vetëm 13 vjeç, është nxënëse që jeton me makthin e pafundmë të vdekjes, frikës, shkatërrimit, tmerrit dhe pasigurisë.
Në katër muajt e fundit, vajza i ka shpëtuar një sulmi me raketa në shkollën e saj, ku mbetën të vrarë një mësues dhe shokët e klasës, transmeton arbresh.info.

Ajo rrëfen se ka qenë shënjestër e snajperëve, ndërsa ka parë xhaxhain e saj dhe kushëririn e saj të shqyhen nga një predhë në qytetin e rrethuar në jug-perëndim të vendit, Taiz.

Amal i ka mbijetuar edhe një sulmi në një treg, dhe tani ajo vazhdon të jetojë më familjen e saj në një dhomë të lagësht, 200 milje larg kryeqytetit të Jemenit.
Ajo kujdeset për nënën e saj të sëmurë, përderisa bombat dhe sulmet ajrore dëgjohen rregullisht në zonën ku jeton ajo.

Amal ka marrë rolin e kujdestarës për familjen e saj, babait Ahmed, nënës Fatima, vëllait Mushir dhe motrës Qamar. Familja e saj vazhdon të jetojë në kushte të mjerueshme.
Gjatë natës asaj i duhet të kujdeset për motrën, e cila që nga vdekja e xhaxhait të saj dhe që nga pamjet e tmerrshme të luftës, ajo përjeton ankth.
Vajza ka përshkruar edhe momentin e sulmit në shkollën e saj, duke thënë se ishte e tmerrshme.

“Ishte e tmerrshme, kisha para vetes trupin e mësueses së vrarë dhe shoqeve të mija. Vetë zvarritesha që të shpëtoja nga snajperët”, ka thënë ajo.
Një nga vendet më të varfëra të botës, Jemeni është duke u përballur me një luftë civile mes forcave besnike të qeverisë së presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi dhe atyre aleate për lëvizjen rebele Houthi.

Gati 7 mijë njerëz janë vrarë dhe më shumë se 35 mijë janë plagosur që nga muaji mars i vitit 2015. Miliona njerëz janë zhvendosur, duke përshirë më shumë se tre milionë fëmijë dhe gra shtatzanë që janë të keq ushqyer. Rreth 500 mijë fëmijë përballen me urinë./Arbresh.info
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...