Respiratorët e dërguar nga Rusia në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të koronavirusit të ri u prodhuan nga një kompani ruse që është nën sanksionet amerikane, raportoi e përditshmja ruse e biznesit RBC.
Pamjet e televizionit shtetëror rus të aeroplanit duke shkarkuar kutitë me respiratorë “Aventa-M”, të cilët janë të prodhuar në fabrikën Ural Instrument Engineering (UPZ) në qytetin Chelyabinsk, 1500 kilometra në lindje të Moskës, raporton RBC, transmeton portali arbresh.info.
UPZ është pjesë e kompanisë së shoqërisë aksionare të quajtur KRET, që në vete është njësi e konglomeratit të shtetit rus Rostec.
KRET ka qenë nën sanksione amerikane që nga korriku 2014, me firmat dhe shtetasit amerikanë të ndaluar të bëjnë biznes me të.
Në një deklaratë të mërkurën, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara kishin rënë dakord të blinin pajisje mjekësore nga Rusia, por nuk përmendi ndonjë kompani dhe as sa i përket sanksioneve.
“Të dy vendet kanë ofruar ndihmë humanitare ndaj njëri-tjetrit në kohë krize në të kaluarën dhe pa dyshim që do ta bëjnë këtë përsëri në të ardhmen. Kjo është një kohë për të punuar së bashku për të kapërcyer një armik të përbashkët që kërcënon jetën e të gjithë neve”, thuhet në deklaratën, lëshuar nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus.
Shtetet e Bashkuara filluan fillimisht vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë në vitin 2014 për ta ndëshkuar atë për aneksimin e saj të Krimesë nga Ukraina dhe mbështetjen e saj për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës./arbresh.info/
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...