Volodymy Zelensky është zotuar të përdorë të gjitha kapacitetet me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës për të goditur brenda Rusisë pasi Kievi goditi një depo armësh me një sistem raketash Atacms të furnizuar nga SHBA.
“Ne do t’i përdorim të gjitha”, u zotua presidenti ukrainas, duke përshkruar se si Ukraina prodhon raketat dhe dronët e saj dhe tani ka lirinë për të përdorur Atacms, përcjell Telegrafi.
Zyrtarët ukrainas më herët konfirmuan se raketat Atacms u përdorën në sulmin e natës që goditi një depo artilerie ruse, ku ruheshin edhe municionet e Koresë së Veriut, në rajonin kufitar Bryansk.
Në anën tjetër, Moska pretendoi se mbrojtja e saj ajrore “ka kapur” pesë nga raketat dhe nuk ka raportuar për dëme./abcnews.al
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit