Më shumë se 2 mijë hebrenjë u bashkuan në Izrael për t’u lutur për shi në Murin Perëndimor, pasi vendi po përballet me një dimër të thatë për të katërtin vit me rradhë.
“Një lutje mund të na ndihmojë”, tha Ministri i Bujqësisë Uri Ariel, i cili organizoi ceremoninë, shkruan “AFP”, transmeton portali arbresh.info
Shërbimi meterologjik i Izraelit parashikon se rajoni do të përjetojë një tjetër dimër të thatë.
Në muajin mars, autoriteti izraelit i ujit tha se Deti i Galilesë, që në të vërtetë është një liqen dhe rezerva kryesore e ujit të ëmbël në vend, kishte arritur nivelin më të ulët në një shekull.
Megjithatë Izraeli ka shpëtuar ndërprerjet e ujit përmes përdorimit të pesë uzinave të desalancimit të ndërtuara përgjatë bregdetit të Mesdheut.
Muri Perëndimor është vendi i shenjtë ku hebrenjtë kryejnë lutjet fetare.
Muri është i vendosur në Jerusalemin lindor, të pushtuar nga Izraeli në Luftën Gjashtëditore të vitit 1967 dhe më pas u aneksua në një veprim që asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare./arbresh.info/
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Kurti e pranon që ishte në Prekaz: Po mbrëmë kam qenë te bac...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...
Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të...